U bënë vëllezër në 1987 në ushtri, pas 34 vitesh Pavlini nga Londra kërkon shokun: Nuk dua ta besoj që ka vdekur

54-vjeçari nga Malësia e Madhe u njoh me Kol Mark Markun nga Shllaku i Shkodrës, në vitin 1987, ndërsa kryenin shërbimin ushtarak nëSoplik tëGjirokastrës. Nga një ngjarje që ndodhi në kapanonin e ushtrisë lindi një miqësi e ngushtë mes dy të rinjve, 18-vjeçarë në atë kohë. Pas një debati të çastit, për arsye banale Pavlini konfliktohet më dy ushtarë të tjerë nga Fieri, debat i cili do të degjeneronte deri në përdorimin e armëve të shërbimit. Ishte Kola ai që i doli para kësaj situate duke i shpëtuar jetën shokut të tij. Pavlini nuk e shuajti kurrë nga kujtesa atë ngjarje, ndaj në një lidhje skype nga Anglia, ku ndodhet që prej vitit 1999 kërkon të lidh kontaktet e humbura me personin që iu gjend pranë në një moment të vështirë.

Kam shumë shokë ushtrie, por këtë shok e kam të vecantë. Kol Mark Markun e kam njohur kur isha ushtar në Gjirokastër. Kemi qenë bashkë në një repart. Unë e kam konsideruar gjithnjë vëlla që prej moshës 18-vjeçare kur e kam njohur. Ai është me origjinë nga Shllaku i Shkodrës dhe bashkë kemi  kaluar 24 muaj në ushtri. Nuk ia kam harruar kurrë nderin që më ka bërë. Ndodhi një ngjarje atë kohë, kur dy ushtarë nga Fieri debatuan dhe erdhën tek unë duke më drejtuar armën. Koli ishte ai që m’u gjend pranë duke më mbrojtur. Ai u doli para dhe u tha: Nëse e prekni do keni punë me mua. Që nga ajo kohë unë e konsiderova vëlla. Të mos ishte ai, unë ndoshta nuk do të isha më në jetë’

Nuk ka mundur ta kërkojë më herët, pasi 54-vjeçari ka kaluar mjaft vështirësi, pas humbjes nga kjo jetë të vajzës, së tij. Dy vite më parë ka kërkuar për ta gjetur mikun e tij dhe ka marrë disa të dhëna që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Kam pyetur njerëz dhe shpresoj të mosjetë e vertetë, pasi më kanë thënë se fatleqësisht ka ndërruar jetë nga një aksident. Këtë informacion e kam mësuar dy vite më parë, nga një banor.Kam dëgjuar vetëm thashetheme njerëzish, disa prej të cilëve më kanë thënë se është larguar jashtë vendit.Unë kam mësuar se ka dy djem.Mua më kanë ndodhur shumë fakteqësi dhe nuk kam bërë jetën që duhej, ndaj nuk e kërkova dot. Jeta nuk më ka shkuar mirë, pas humbjes së vajzës në moshën 24-vjeçare. Në vitin 1994 emigrova drejt Londrës dhe kam krijuar një jetë të re’.

Pavlini i është mirënjohës mikut te tij, deri në fund të jetës. Ndaj nga studio e programit dëshiron t’i përcjelli këtë mesazh:

Nuk e harroj mikun tim. Shpresoj që të jetë gjallë dhe të kem mundësi ta takoj.Më kujtohet dita kur u ndamë dhe i dhamë dorën njëri-tjetrit, me shpresën që do të takoheshim. Jemi liruar në të njëjtën ditë.Nuk besoj se nuk do të dojë të më takojë. Kudo që të jetë do shkoj ta takoj’, përfundon mesazhin e tij 54-vjeçari

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mjeshtri i instrumenteve frymore në Lezhë Gjovalin Ndreca u bie 7 veglave, e nisi karrierën 12 vjeç: Kam marrë 57 dekorata