U ble 6.6 mln lekë por asgjë nuk funksionte te zjarrfikësja për të cilën SPAK arrestoi 8 persona në Bashkinë Durrës! Me ulëse fëmijësh, pa tub uji te shkallët dhe pa kondicioner

U ble 6.6 mln lekë por asgjë nuk funksionte te zjarrfikësja për të cilën SPAK arrestoi 8 persona në Bashkinë Durrës! Me ulëse fëmijësh, pa tub uji te shkallët dhe pa kondicioner

Zjarrëfikësja

Report Tv zbardh dosjen e skandalit me zjarrfikësen jashtë funksionit. U kërkua në dokumentet e tenderit me 3 ulëse dhe tre dyer erdhi me dy sedilja, një prej  të cilave ishte kalamajsh. Po ashtu edhe pa kondicioner edhe pse ishte kusht ne tender.

Në dosje thuhet se është konstatuar që një pjesë e specifikimeve ky mjet nuk i përmbushte, konkretisht orët e punës tregonin në një manual elektronik që ishte në mjet 9 000 orë pune, pjesa e shasisë nga poshtë, kishte ndryshk dhe e dëmtuar, nuk kishte kondicioner, gomë rezervë nuk kishte, ishte dy vendësh ku nga zotëria ishte vendosur një sedilje nga ato të fëmijëve për të thënë se kishte një vend të tretë, gjithashtu ideja ishte që mjeti të kishte katër dyer pasi nëse do të ishin tre vende ulur, nënkuptohet që personi i tretë do të kishte derën nga pas dhe sediljen ulëse mbrapa, mjeti nuk e kishte pjesën e shkallës të pajisur me tub të fiksuar i cili shërben për shuarjen e zjarreve, mjeti nuk kishte dokumentacion si katalog në gjuhën shqipe.

Mjeti aktualisht nuk arrin as të ndizet dhe as të jetë pajisur me dokumentacionin për qarkullim. Kjo blerje mjeti është bërë vetëm t'i siguruar fitim operatorit  ekonomik pasi mjeti është lënë të amortizohet, pa i kryer shërbimet e nevojshme.

3 ditë më parë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar masën e sigurisë 10 personave që sipas SPAK akuzohen se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse ne Bashkinë Durrës. Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.

Pasi u tërhoq për vendim GJKKO konfirmoi kërkesën e prokurorisë për lënie në fuqi të masave të caktuara. Konkretisht janë lënë në burg Adriatik Velaj, Muhamed Likazhiu, Artan taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markolaj, Indrit Marmuhaj, që janë të gjithë zyrtarë të Bashkisë. Ndësa në burg nga firmat private janë lënë Albjon Bushi dhe Riza Sulaj.

Operacioni i SPAK u zhvillua ditën e premte kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme