U bllokua në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku! Shoqërohen inxhinieri i kompanisë 'KADURTEX' dhe drejtuesi teknik

Për një jetë më të mirë, Muharrem Plaku mori përsipër riskun të punonte në një minierë pa kushte sigurie, por që kishte pagë më të mirë, e ndërsa familja e tij priste më shumë të ardhura, 60-vjeçari humbi jetën. Pas 5 ditësh i bllokuar në një galeri në minierën e Bulqizës si pasojë e shembjes së një masivi mineralesh, trupi i pajetë i tij u gjet në mesnatë. Sipas mjekësisë ligjore, Plaku ishte zënë poshtë nga masivi i mineraleve të shkëputura në nëntokë, që i mori jetën.

Report TV mëson se ditën e sotme Polica ka shoqëruar Inxhinierin e kompanisë  'KADURTEX', Veli Losha dhe teknikun Saba Hasani për t'u pyetur për ngjarjen, ndërsa nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tyre.

Ngjarja u regjistrua më 15 shtator, ndërsa kërkimet për 60-vjeçarin ecën me ritme mjaft të ngadalta, për shkak edhe të rrezikut nga shembja e mineraleve, duke i hequr atij çdo shpresë për të dalë i gjallë nga nëntoka.

Në Galerinë 3, që menaxhohet nga kompania minerare "KADURTEX", 60-vjeçari me profesion zjarrmëtar, i cili vendoste lëndën plasëse në minier për të shpërthyer mineralin e  hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Në të njëjtën kohë me minatorin e bllokuar ishin duke punuar edhe 5 te tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta, por fatkeqësisht Plaku mbeti i bllokuar.

Subjekti minerar "KADURTEX sh.p.k." ka administrator Kapllan Duriçi dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Ndërsa policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Minatori Plaku humbi jetën pasi u bllokua në galeri në minierën në Bulqizë, shoqërohen në polici inxhinieri i kompanisë 'KADURTEX' dhe drejtuesi teknik

Inxhinieri i kompanisë 'KADURTEX' dhe drejtuesi teknik janë shoqëruar në polici pas aksidentit në minierën në Bulqizë, që i mori jetën minatorit Muharrem Plaku. Policia nuk ka ende një informacion për ngjarjen, ndërsa burime për "Report Tv" konfirmojnë se janë shoqëruar në komisariat për t'u pyetur rreth ngjarjes Inxhinieri Veli Losha dhe tekniku Saba Hasani, ndërsa nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tyre.

Plaku u nxor i pajetë nga nëntoka në mesnatë, pas 5 ditësh i bllokuar si pasojë e shembjes së një masivi minerali. Galerinë 3 ku ndodhi ngjarja menaxhohet nga kompania minerare "KADURTEX", me administrator Kapllan Duriçin dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe kushtet e sigurisë në minierë.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento

Komente

  • Mjerë mjerë: 20/09/2021 13:52

    Miniera si në mesjetë. O shtet...?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mero Baze: Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?