Dy turistë amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë janë shpëtuar nga Policia Kufitare Himarë.
Ata ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky është rasti i dytë i ndodhur në Vlorë pasi ditën e sotme u shpëtuan edhe 5 turistë të bllokuar në Karaburun.