U braktisën nga ndërtuesi, ALUIZNI legalizon banesat e një pallati! Lame: Kadastra do të 'zhdukë' hipotekën

U braktisën nga ndërtuesi, ALUIZNI legalizon banesat e një pallati! Lame: Kadastra do të 'zhdukë' hipotekën

ALUIZNI përfundoi procesin e legalizimit për panorët e një tjetër pallati, të braktisur nga investitori. Banorët, të ndodhur në kushtet e moseksiztencës së ndërtuesit, kanë filluar vetë procedurat për legalizimin e apartamenteve të tyre. Në bashkëpunim me Drejtorinë Tirana 2, ata kanë bërë të mundur përfundimin e procedurave dhe pajisjen me Certifikatë Pronësie në emër të banorëve.

Drejtori i Përgjitshëm Artan Lame gjeti rasti të ribëjë thirrje për të gjithë banorët, në rastet kur ndërtuesi braktis objektin, që të bëhen bashkë për të arritur përmbylljen e procesit. “E kam thënë sa herë me jepet dhe rasti se të gjithë banorët që i futen procedurës së legalizimit të një pallati, duhet të bëhen bashkë për plotësimin e dokumentacionit që i vihet në dispozicion ALUIZNI-t. Duhen të jeni bashkë që procedura të mbyllet shpejt dhe gjithësecilli që ka investuar të jetojë i qetë në shtepinë e tyre. ALUIZNI nuk mund të jetë produktiv, nëse qytetarët nuk do të jenë bashkëpunues. Duhet të jeni bashkë që gjithçka të përfundojë shpejt dhe ti jepet fund makthit disa vjeçar”.

Lame theksoi se ”Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Kadastrën, fillon sfida e madhe e Qeverisë shqiptare për të reformuar gjithë sistemin e rregjistrimit të pronës”.

Administratorja e pallatit, e cila ishte personi që merrte kontakt me drejtorinë e ALUIZNI-t, tha se: “ishte e vështirë që t’i bëja bashkë gjithë banorët, por kur të gjithë u bindën për të plotësuar dokumentet, procesi mori fund brenda shumë pak kohësh”.

Lame gjeti rastin për të thënë se termi Hipotekë nuk do të ekzistojë më me hyrjen në fuqi të ligjit të Kadastrës.

Pallati i legalizuar ka marrë lejen e ndërtimit më datë 07.06.2008 nga Bashkia Tiranë. Nuk është pajisur me leje shfrytëzimi, pasi ndërtuesi ka realizuar shtesa anësore, tej lejës së ndërtimit. Subjekti ndërtues nuk ka paraqitur deklarim për legalizim për pallatin, dhe pas njoftimit të kryer nga ALUIZNI, nuk i është përgjigjur për vazhdimin e procedurave. Në këtë mënyrë, ALUIZNI ka vijuar me procedurat e legalizimit në emër të banorëve sipas përcaktimeve të VKM-së 19, të 2017.

Procesi i legalizimit të pallateve të braktisura, është një prej proceseve më të komplikuara pronësore, për shkak të shtrirjes në kohë të fenomenit, të konflikteve të trashëguara mes pronarëve të trojeve, tëndërtuesve dhe vetë banorëve, për shkak të mungesës së dokumentacionit, të mosmarrveshjeve mes vetë banorëve, e kështu me rradhë. Megjithatë, falë impenjimit të strukturave dhe bashkëpunimit të banorëve, deri tani vetëm në Tiranë është bërë e mundur të legalizohen rreth 140 pallate të tilla me rreth 860.000 m2 ndërtim dhe 10.400 apartamente dhe njësi shërbimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhaviti dhe Pandora: 12/03/2019 17:01

    Po kush je ti o Lame o Lame kodra qe zhduk institucione. 1 pallat per te mar lejen e legalizimit do e rrjepesh mire e mire. Kurse hipitekes ja con me detyrim me e bo direkt se ndryshe i heq nga puna. Po zbras hipotekat qe ti mbushesh me sekseret e tuj te aluizni. Po ik re shpetove mire qe nk vdiqe se i ngrejte iher patkonjte nga dielli.

    Përgjigju
  • Beni: 12/03/2019 15:54

    Do jete fatkeqesi per shqiptaret nese juve zoteri do jesh akoma ne ate post sepse edhe vjerren e ke kthyer ne seksere kemi fakte te pamohueshme qe vjehrra juve ka marre para per legalizime dhe kjo eshte teper e vertete

    Përgjigju
  • Fredi: 12/03/2019 14:01

    Ore keta janë funderrina, në vend qe te shembin betonshëmtirën nga Konispoli në Vermosh që ndertoi muteria per 30 vjet dhe qe na vjen zor te sjellim ndonje të huaj, ng masakrat mjedisore qe janë bere, legalizojnë. Vetem legalizim u mbeti goja, yyyyyyyt!

    Përgjigju
  • Populli: 12/03/2019 12:34

    Jo mor zoteri Jo qytetaret I Kane patur problemet me Aluizmin ku drejtoni Juve dhe Jo me hipoteken sepse te beje nje legalizim duheshin miliona nen dore dhe mos na u hiq si I ndershem sepse ka me qindra raste qe juve nepermjet seksereve u keni marre shpirtin qytetareve ndersa me hipoteka mbaron Pune shpejt dhe ps futur doren ne Xhep kjo eshte e vertete

    Përgjigju
    • dordomusi: 12/03/2019 17:23

      O populli nuk e di per ke te dogji me shume nga trekendeshi i bermudes, por te them vetem qe une kam paguar edhe me ATA edhe me JUVE sa te duash.Nuk po bejme shenjtorin ketu se jemi aq vendi vogel sa qe kur ti ben nje pordhe ne astir ketu te petro nini vjen era aq shpejt sa ti vet nuk e beson.Mos bej kot avokatin e djallit per gjera qe u ka dal era nder vite...

  • dordomusi: 12/03/2019 12:24

    LAME dil nga zyra dhe shko jepi legalizimet atyre qyqarve qe po nxjerrin nga shpia e tyre ku jetojne nga 70 vjet.Apo je pjese e trekendeshit te bermudes LLESHI-GAVOCI-HYSNI DEMIRAJ???? Beje sikur edhe per ca vota me teper o i shkret...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë