Familja shqiptare Mitaj e dëbuar një javë më parë nga Franca me vendimin e prefektit të Pyrénées-Orientales ka mbërritur këtë të enjte në Shqipëri. Media franceze "L’independent" thotë se rasti i familjes shqiptare Mitaj e cila ka një vajzë që është studente ekselente, Amarildën ka fituar një mbështetje të gjerë nga qytetarët francezë, të cilët e konsiderojnë të padrejtë aktin e dëbimit të familjes. Ata kanë organizuar protesta në kundërshtim të këtij akti.
Presidentja franceze e Lëvizjes Kundër Racizmit dhe Miqësisë midis Popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur besimin e saj se kjo histori nuk ka mbaruar.
Unë jam i sigurt se ne do të shohim Amarilda dhe familjen e saj përsëri (Mitaj, Ed). Lufta kundër papërmbajtshmërisë , kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes vazhdon! Barbarizmi nuk mund të fitojë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron, sepse ajo është e shkëlqyer, një mësuese e shkëlqyer e matematikës!
Maryse Martinez, Presidentja franceze e Lëvizjes Kundër Racizmit dhe Miqësisë midis Popujve (MRAP)
Ndërsa ka konfirmuar se ajo kishte komunikuar vetë me vajzën e familjes Mitaj në telefon, kryetarja e presidencës kundër racizmit, Martinez ka deklaruar se akti i dëbimit të familjes shqiptare ka prekur familjet dhe opinionin publik në Francë të cilët e cilësojnë barbar dhe një akt ç’njerëzor, vendimin për dëbimin e familjes shqiptare në Shqipëri.
Ne jemi të dëshpëruar gjithashtu, çfarë barbarizmi! Prefekti i Pyrenees Orientales kishte për detyrë, në sajë të pozicionit të tij , të vendoste të lejonte familjen të jetonte në Francë në vend që t'i dërgonte në rrezik ekstrem, të njohur për të gjithë dhe të provuar. Por si mund të arrijmë këtu? Ai zgjodhi të dërgonte në rrezik ekstrem një familje si imja, si e jotja, një familje që mund të sillte pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë pa të cilët nuk do të ishim si ne.
Maryse Martinez, Presidentja franceze e Lëvizjes Kundër Racizmit dhe Miqësisë midis Popujve (MRAP)