Presidenti Trump shpalli falje të plotë për këshilltarin e tij të parë të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, të cilit iu desh të përballej me një betejë të gjatë ligjore me prokurorët federalë, si rrjedhojë e hetimit për çështjen e Rusisë.
Presidenti në detyrë Donald Trump e njoftoi lajmin në Twitter në prag të festës së Falënderimeve.
“Është nderi im i madh të njoftoj se Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë Falje e Plotë. Urime@GenFlynn dhe familjes së tij të mrekullueshme; e di që tani ju do të kaloni një festë Falënderimesh vërtet fantastike!” shkruante ai.
Falja i jep fund një odiseje të gjatë ligjore për zotin Flynn, i vetmi anëtar i administratës Trump ndaj të cilit u ngritën akuza si pjesë e hetimit për Rusinë, të kryer nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.
Ai u deklarua fajtor në vitin 2017 sepse kishte gënjyer FBI-në rreth kontakteve të tij me ambasadorin rus në Uashington, por më pas bashkëpunoi gjerësisht me prokurorët. Në fund, ai ndryshoi kurs dhe akuzoi qeverinë se ishte përpjekur ta fuste në kurth.
Falja e tij pritet të dënohet nga kritikët, të cilët kanë thënë se veprimet e Presidentit Trump për të ndihmuar miqtë e tij, janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Kjo gjithashtu hap derën për falje të mundshme të ish-këshilltarëve të tjerë të zotit Trump që u paditën si pjesë e hetimit për Rusinë, përfshirë ish-kreun e fushatës së tij, Paul Manafort. / Marrë nga VOA
It is my Great Honor to announce that General Michael T. Flynn has been granted a Full Pardon. Congratulations to @GenFlynn and his wonderful family, I know you will now have a truly fantastic Thanksgiving!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 25, 2020