Zbardhet intriga ruse, ja kush fshihet pas shkrimeve kundër vetingut në 'Washington Times'

Zbardhet intriga ruse, ja kush fshihet pas shkrimeve kundër vetingut në 'Washington Times'

Në një koment të publikuar këtë të premte në “Washington Times”, gazetari L. Todd Wood shkruante se procesi i vetingut është përdorur nga Kryeministri Rama për të zhdukur kundërshtarët e tij politikë.

Ky në fakt nuk është artikulli i parë që shkruan në Washington Times, kundër reformës në drejtësi, gazetari amerikan L.Todd Wood. Një ditë më parë, po në Washington Times shkruhej se “qeveria aktuale e vendit është e zhytur në trafikimin e drogës e krimit dhe se e majta në SHBA ende e mbështet atë”. Gjithashtu, në Shkurt të vitit 2017, Todd Wood, shkruante se ambasadori amerikan Donald Lu, po destabilizonte Shqipërinë sipas linjës së George Soros.

Siç duket, gazetari Wood është konseguent në tre konstatimet e tij përmes të cilave sulmon vazhdimisht Shqipërinë: reforma në drejtësi, lidhja e supozuar Soros – Donald Lu dhe ndikimi i Kryeministrit Rama.

Natyrshëm lind pyetja se pse një amerikan ka kaq shumë interes për të shkruar vazhdimisht mbi Shqipërinë, i kapur fort pas të njëjtave argumenta që vërtiten rreth teorisë konspirative se George Soros ndikoi reformën në drejtësi e se ambasada amerikane në Tiranë mbështeti Edi Ramën për kapjen e drejtësisë.

Pse një ish-pilot amerikan i Air Force i konvertuar në gazetar, si Todd Wood, me vendbanim në Moskë, është i interesuar të “godasë” vazhdimisht Shqipërinë?

Le t’i marrim të gjitha faktet një nga një:
Todd Wood është jo vetëm një autor librash dhe korrespodent i gazetave të ndryshme. Ai është gjithashtu themelues dhe drejtues i websajtit rus “Tsarizm”.

Së fundmi, mediat amerikane e kanë vënë këtë portal në qendër të sulmeve si një pasqyrë e pështirë e propagandës pro ruse. Kjo jo pa arsye. Shkaku është bërë një emër i veçantë, që është anëtar bordi i këtij websajti dhe bashkëautor i shumë artikujve që fabrikohen aty: Yuri Vanetik, mik dhe bashkëpunëtor i Tod Wood.

Vanetik, i lindur në Rusi është një emigrant në SHBA me profesion financier që në Shkurt të vitit 2017 u emërua bashkë-kryetar i financave të Partisë Republikane në SHBA. Ajo që pak dihej për Vanetik ishte veprimtaria e tij si lobues në kongresin amerikan për llogari të politikanëve fillimisht nga Ukraina dhe aq më pak, për lidhjen e tij të thella me rusët.

Por si doli në dritë lidhja e Vanetik me gazetarin Wood?
Vanetik është sot nën akuzë për shkelje të ligjit amerikan për lobimin. Pak pasi Yuri Vanetik ishte në krye të fushatës “Great Amerika”, një fushatë e mbledhjes së donacioneve në mbështetje të presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale (gjatë vitit 2016 ai ndihmoi në mbledhjen e mbi 30 milion dollarëve për fushatën Trump), rezulton se në mënyrë ilegale ai ka lobuar për dy politikanë ukrainas përmes firmës së tij të lobimit “ “Medowood Management LLC”

“Në shtator të vitit 2017 ai organizoi takime private midis lidershipit të Partisë Republikane ku shërbente si financier dhe Serhiy Rybalka, deputet i partisë radikale ukrainase i cili është nën hetim për evazion fiskal, pastrim parash dhe i cili mbështet separatistët rusë përmes shkeljes së bllokadës tregtare të vendit”, shkruajnë mediat amerikane (shih linkun) https://medium.com/@Erinlank/americas-friendly-neighborhood-foreign-agent-1f177aabf72b).

Vanetik nuk u rregjistrua në departamentin e drejtësisë si një agjent i huaj për këto aktivitete lobimi deri në 7 Tetor 2017 dhe vazhdoi të punonte me ukrainas të tjerë përpara se të nënshkruante sipas ligjit, një kontratë pune me ta.

Për më tepër, përmes portalit rus të Todd Wodd, ai fabrikonte lajme në favor të klientëve të tij. Madje një të tillë e kishte shkruar me emrin e tij edhe Todd Wood, ku kundërshtonte arrestimin nga qeveria e Ukrainës të Yrina Savytskaya, për lidhjet e saj me opozitën e vendit. Asokohe Wood u tha gazetarëve se nuk kishte marrë lekë nga Vanetik për këtë shkrim, por pranoi se po, kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Vanetik. 

Vanetik, me lidhje të shumta në administratën Trump për shkak të pozicionit të tij në fushatën e Trump, pranon hapur që është një mbështetës i Presidentit Rus Valdimir Putin, duke postuar edhe në rrjetet sociale, fotot e Putin. Kështu, bashkë me Todd shkojnë të dy pas rrymës pro ruse. Emri i Vanetik përmendet në raportimet e mediave ndërkombëtare si pjesë e takimeve të politikanëve e oligarkëve rusë që synojnë të rrisin influencën ruse në SHBA.

Çfarë i lidh këta dy njerëz me Shqipërinë?
Gjithkujt i kujtohet skandali që shpërtheu para pak kohësh me paratë e dyshimta të lobimit të partisë demokratike. Investigimet zbuluan se PD kontraktoi lobuesin Nick Muzin për t’i mundësuar jo vetëm takime me zyrtarë të administratës Trump, por edhe intervista e artikujt propagandistikë, kundër qeverisë Rama, në websajtin e krahut të djathtë, Breitbart News.

Për ata që nuk e dinë, websajti është pronë e Andrew Breitbart, konservatorit amerikan për të cilin mediat amerikane kanë zbuluar se ka qënë mik i afërt me Vanetik, gjatë viteve të studimit në të njejtën klasë, në Institutin Claremont të Programit të Bursave Lincoln. 

Trinomit Muzin – Breitbart – Vanetik i shtohet edhe një tjetër emër i përfolur për aferat ruse në SHBA, Michael Flynn. Michael Flyn, ish këshilltari për sigurinë i Presidentit Trump doli para gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s.

Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Washington, me emrin “Stonington GLOBAL”.Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, “Muzin Capitol”, në pronësi të Nick Muzin.

Mediat amerikane sjellin në vëmendje se si Vanetik, ashtu edhe Muzin kanë kryer të njejtat shkelje ligjore në aferat e tyre të lobimit. Vanetik shkruante artikuj në portalin e Wood pro politianëve ukrainas, pa i deklaruar ato si veprimtari lobuese në Departamentin e Drejtësisë Amerikane. Të njejtën gjë ka bërë Flyn në emër të shtetit turk.

Flynn nuk u regjistrua si agjent i huaj dhe gënjeu qeverinë për pagesat e tij nga Turqia. Si pjesë e shërbimeve të tij, Flynn siguroi publikimin e një editoriali të favorshëm për qeverinë turke. Artikulli i tij “Turqia jonë aleate është në krizë dhe ka nevojë për mbështetjen tonë”, u botua në “The Hill” në ditën e zgjedhjeve.

Kujtojmë se në vitin 2016 këshilltari për siguri kombëtare të presidentit Trump, Michael Flynn ka patur një kontratë lobimi me qeverinë turke për rrëmbimin e Fetullah Gulenit nga SHBA , kontratë me vlerë 15 milionë dollarë. Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr., thuhet se u takua me zyrtarë të qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurisë kombëtare – dhe u diskutua “Mundësia e transportit të z Gulen në një avion privat në burgun turk në ishullin e Imrali.

Flyn, miku dhe partneri i biznesit të Muzin është gjithashtu miku i Vanetik dhe i një emri tjetër që në këtë investigim në afron më shumë me Luzlim Bashën, Kemal Alptekin.

Sipas gazetës “The Wall Street Journal“, “Njësia e Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm” ka nënshkruar një marrëveshje me biznesmenin turk Kamil Ekim Alptekin, mikun e Luzim Bashës, “për të mirën e Republikës së Turqisë”.

Kamili, që nënshkroi kontratën me Flynn në emër të shtetit turk, është një shok universiteti i Lulzim Bashës që ka përfunduar studimet në Utrecht, për ligj dhe ekonomi. Në kohën që Lulzim Basha ishte Ministër i Jashtëm e emëroi Qemalin Konsull nderi të Shqipërisë në Turqi, ndërkohë që ai rriste aktivitetin e tij në botën e biznesit, lidhjet me ushtrinë turke, dhe kompanitë off-shore.

E gjithë kjo skemë shpjegon si arriti Lulzim Basha deri të Yuri Vanetik e gazetari i tij Todd Wood.

Nga Kemali që nënshkruan kontrata për favor të Turqisë me Flynn, te Muzin, nga Muzin te Andrew Breitbart, miku i fakultetit të rusit Yuri Vanetik, shkelës i ligjit amerikan, për të përfunduar te dritarja e propagandës së tij, Todd Wood, i cili shkruan paralelisht në Washington Times me të njejtën gjuhë që Lulzim Basha përdorte kundër ambasadorëve të huaj në vendin tonë. LEXO.AL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 25/08/2018 11:23

    O lul kriminel TRADHËTAR i kombit haram buka e shqipris. Po do vi dita që do i paguash të gjith të zezat që i ke bër këti kombi o plhe o nevojtore phblike. Ti je më i zi se kryekfimineli ordiner malok salhu sekretari partis punën. Ti duhet të varesh në litar o jashqitja e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai