Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, ku edhe është dekoruar nga Presidenti Bajram Begaj.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Cana tha se krenaria më e madhe e jetës së tij ka qenë ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës.

“Vërtetë rrugëtimi im në ato kohë ka qenë i vështirë. Duke u rikthyer në këtë Samitin e Diasporës një djalë shqiptar i Kosovës, i emigruar dhe me pasionin dhe dashurinë e tij, jo vetëm kemi bërë mirë për familjarët tanë, por jemi munduar të ngremë lart emrin e shqiptarëve anembanë dhe kjo ka qenë krenaria ime më e madhe që kam përjetuar unë dhe familjarët e mi. Duke pasur një mjet që është sporti dhe futbolli, pastaj aty e kupton që ke një përgjegjësi më të madhe. Jemi munduar që gjithmonë ta ngremë dhe konsolodojmë komunitetin tonë dhe të japim një shembull”, tha mes të tjerash Lorik Cana.


Lajmi kryesor:

Nis edicioni i 4-t i Samitit të Diasporës në Tiranë, Presidenti Begaj dekoron disa personalitete: Shqiptaria, një zemër që rreh kudo ku ka shqiptarë