U dekretua nga presidenti për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko shpalos programin te Komisioni Ekonomisë: Ja 5 prioritet e mia kryesore

Gent Sejko, i cili u dekretua nga presidenti Ilir Meta për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, ka folur sot në Komisionin e Ekonomisë, përballë deputetëve ku edhe ka shpalosur objektivat e tij në lidhje me prioritet që do të ketë BSH, ku tha se misioni kryesor është stabiliteti i çmimeve.

‘Ndihem i nderuar nga besimi që më dha Kuvendi për të dhënë kontributit tim. BSH ka bërë një transformim të gjithëanshëm dhe rrënjësor. Në pamundësi për të bërë një rezyme të plotë për këto 7 vite, që kanë marrë vlerësim pozitiv. Misioni kryesor i BSH është stabiliteti i çmimeve. Politika monetare ka bërë një hov të dukshëm cilësor. Rezultatet e këtij investimi janë të prekshme. BSH ka monitoruar në mënyrë korrekte kreditë me probleme. Këto kanë zbritur në nivelin 4.5%. Po aq i rëndësishëm është fakti sa rreziku i kredive është ulur. Ky plan masash ka dhënë efekte pozitive. BSH ka administruar me sukses konsolidimin e procesit bankar. Ky proces ka synuar dhe arritur jo thjesht reduktimin e Bankave Tregtare, por mbi të gjitha procesi ka arritur futjen në tregun lokal të aktorëve të motivuar. Sektori bankar mori me vete një pjesë të madhe të pasojave të pandemisë. Sektori bankar diti të kryej këtë funksion pa cënuar kapitalizmin e saj. Publiku gjen në sistemin bankar një vend të sigurt për ruajtjen e pasurisë së tij’, tha Sejko.

Sejko ka renditur edhe pesë prioritetet kryesore ku si prioritet të parë vendos stabilizimin e politikës monetare.

“Prioriteti i parë ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Sfida kryesore do të jetë adresimi inflacionist që vjen nga rritja e çmimeve.

Prioriteti i dytë është mbikëqyrja dhe rregullimi bankar në stabilitetin financiar. Do të krijoj të gjitha premisat për kreditimin e shëndetshëm.

Prioriteti i tretë është nxitja e formalizimit. Ky proces duhet mbështetur përmes qasjes rregullatore.

Prioriteti i katërt është mbështetja për integrimin në BE. BSH ka qenë dhe do të mbetet një institucion i hapur dhe transparent. Përmirësimi i mëtejshëm i kësaj predispozite do të jetë edhe prioriteti i pestë i punës time. BSH mund dhe duhet të zgjerojë gamën e informacioneve dhe të rrisë prezencën në tryezat ekonomike”, u shpreh Sejko.

Më 22 dhjetor 2021, Këshilli Mbikëqyrës unanimisht votoi për një mandat tjetër të Sejkos si anëtar, propozim që shkoi në Kuvend dhe u miratua në seancën e 3 shkurtit me 100 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim.

Neni 44 i ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” thotë se Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit të Republikës. Presidenti Meta propozoi emrin e Gent Sejkos për një mandat të dytë 7 vjeçar si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Me një njoftim për mediat, Meta argumentonte propozimin e tij teksa shkruante se vlerëson politikën e Bankës së Shqipërisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 23/02/2022 11:24

    njeri me personalitet dhe profesionist!

    Përgjigju
    • Riku: 23/02/2022 11:38

      Shume personalitet duhet te kesh e te dalësh cdo 2 muaj per ti kreh bishtin qeverise duke thene rritja ekonomike per vitin tjeter do jete me e larte se parashikimi 5%... vetem ky qe kaluam kishte pak probleme :))))

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit