DURRËS- Një pallat 9-katësh në qytetin e Durrës është shembur me shpërthim të kontrolluar gjatë ditës së sotme nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), duke u hapur rrugë procesit të rindërtimit në këtë zonë.

Ky pallat kishte marrë dëmtime të mëdha në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit për pasojë u bë shembja e tij. Report Tv mëson nga burime zyrtare se për shembjen e tij u vendosën 40 kg lëndë plasëse të vendosur në 1100 furnela.

Shembja e tij u bë gjatë orës 13:30 të kësaj të premte, teksa siç shihet nga pamjet që Report Tv sjell, janë thyer edhe xhamat e pallateve përreth të cilin ishin shumë pranë.  Siç raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku, frika e forcave xheniere ishte që nga shpërthimi i fuqishëm i këtij pallati të shembej një tjetër pallat i cili ishte shumë i dëmtuar nga tërmeti në atë lagje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
46 kg lëndë plasëse, shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 9-katësh në Durrës! Tymi 'mbulon' lagjen

Shembet me shperthim të kontrolluar pallati 9-katësh në qytetin e Durrësit. Pallati ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.