Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë se ura e re e Tapizës ka përfunduar dhe tashmë është në dispozicion të të gjithëve.
Rama ka publikuar fotografi nga ura e cila është pjesë e pjesë e aksit Tiranë-Fushë Krujë.
“Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Ura e re u ndërtua mbi gjurmët e urës së vjetër rreth 50 vjeçare e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa tani përmbushë të gjitha kushtet e sigurisë rrugore. Ura e re ka 3 korsi 40 metra, 13.2 gjerësi, 7.5 karrexhatë dhe në të dy anët e urës do të ketë trotuare.
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte e pranishme ditën e sotme në hapjen e urës së Tapizë për qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.
Balluku u shpreh se kësaj ure radhën e ka ura e Viroit, e cila përmbytet shpesh për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drino.
“Ia dolëm të dorëzojmë edhe një punë tjetër të rëndësishme para afatit. Që qytetarët të kenë mundësinë për të kaluar në rrugë cilësore. Tani me planin e madh për të vazhduar me rikonstruksionin e urave ekzistuese të cilësuara me më shumë rrezik. Ura e Viroit lidh një aks kombëtar dhe për shkak të prurjeve të Drinos shpesh herë përmbytet. I kemi dhënë prioritet asaj ure. Jo vetëm urat që kanë probleme por edhe ato ura që i shërbejnë akseve kryesore kombëtare janë ndërtuar në një kohë të shpejtë. Kemi pasur si kriter jo vetëm sigurinë por shërbimin që ato kryejnë", tha Balluku.
1 vit per nje ure ...bravo
Përgjigju