Mbikalimi i Shkozetit në Durrës është dëmtuar që prej tërmetit të nëntorit 2019, por ende nuk është ndërhyrë për të riparuar trarët e urës.
'Report TV' kreu një vëzhgim pas ankesës së qytetarëve, ku shihet qartë se betoni është shkëputur nga hekurat.
Ky mbikalim është një objekt me rëndësi strategjike pasi lidh rrugët e jugut me autostradën Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Mbi të kalojnë me mijëra makina dhe në fundjavë arrihet piku pasi automjetet marrin rrugën për në plazhet e jugut.
Zyrtarë të Autoritetit të Rrugëve, kontaktuar nga 'Report TV' thanë se jemi duke kryer studimin dhe ende nuk ka një datë kur do të nisin punimet.
"Në Nëntor të vitit 2019, pas tërmetit, u bë ekspertiza në të gjitha urat, rrugët dhe mbikalimet që janë në inventarin e ARRSH-së, si dhe tek mbikalimi i Shkozetit.
Për qëllime sigurie, u mor masa e ndalimit të qarkullimit në këtë mbikalim, ndërkohë që u kërkua nga ana e ARRSH-së që të bëhej një vlerësim për situatën dhe shkallën e dëmtimit. Gjatë kësaj kohe u bë vlerësimi i saj nga ana e ekspertëve të huaj dhe u vlerësua se dëmtimet nuk ishin konstruktive dhe nuk përbënin rrezik për qarkullimin e mjeteve. Si rrjedhim, u mor vendimi për rihapjen e urës.
U evidentuan disa dëmtime te mbështetëset e trarëve të urës së mbikalimit të Shkozetit, të cilat ARRSH i ka marr në shqyrtim dhe është në fazën e implementimit për një ndërhyrje për të rritur sigurinë, deklaron zyra për median pranë ARRSH-së.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 10:00
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
Ska noi gjo icik stuko ene mbyllet si muhabet xP
PërgjigjuDhe ju gazetare cfare mendimi keni peshen e mbajne anesoret apo trau poshem apo skeni me cte beni se mua per politike se bie mendja fare per parti
PërgjigjuA pika që s'u bie, o institucionet e shtetit shqiptar! Po si nuk u vjen turp që përmendni "ekspertët e huaj" për çdo muhabet, a thua se këtu është shkretëtirë dhe jashtë kufirit (kudo jashtë kufirit, sipas termit "i huaj") fillon njerëzimi?! Në cepa pallatesh, ku diskutojnë parazitët injorantë të lagjes, e kuptoj po të përdoret ky zhargon, por nga institucionet e shtetit tim nuk e shoh normale. Mbyllini universitetet, shkollat, spitalet, mbyllni ministritë, hiqni liçencat... se kemi të huajt që na mbajnë! p.s. për rrezikshmërinë e situatës mjafton të pyesni edhe një inxhinier të nivelit mesatar në vend, dhe e merrni atë përgjigjen që keni dhënë
PërgjigjuE çprisni ahere? Momentin e shembjes? Apo kush e qeth thuaj
Përgjigju