Disa orë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në shtëpi.

Gazetari Sokol Dema raporton se në dëshminë e dhënë pas rikthimit në banesë, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.

Edhe policia, në një reagim zyrtar, tha se Shima është paraqitur vetë në komisariatin nr.1, dhe ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij.

Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij,  e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera, rezultoi nuk kishte asnjë arrest të dhënë ndaj tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:54
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, reagon policia: U paraqit vetë në komisariat, dëshmoi se është larguar me dëshirën e tij

1755759323_Komisariatinr.1neTirane.jpg

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij. 


"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.", njofton policia.