U denoncua nga banorët se shpërndante drogë, policia arreston 28-vjeçarin me armë (VIDEO)

Një 28-vjeçar me iniciale E.A., nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante doza të vogla lëndë narkotike dhe qarkullonte me armë zjarri.

Mësohet se ai është denoncuar nga qytetarët, ndërkohë që pas kontrollit në banesën e tij u gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Policia njofton materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

I arrestuari, arma dhe droga që i sekuestroi policia

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet