Një 55-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur.
Bëhet fjalë për një person me iniciale A.Ç., banues në Kutalli i cili u arrestua pas kallëzimit të bërë nga 13-vjeçarja.
"Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht", thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Ngacmim seksual".