Në Dropull ripërsëritet sërish skandali i nderimit të antishqiptarëve. Pas memorialit të Thimio LolitKranë të Delvinës, në Dropull është ngritur bust i një tjetër antishqiptari, ai i Vasil Shahinit.

Vasil Shahini, i konsideruar si kreu i agjenturës greke në Shqipëri, njëkohësisht themelues i organizatës terroriste MAVI, është nderuar me bust nga Bashkia e Dropullit.

Bashkia e Derviçaniti ka vendosur bustin e ekstremistit grek në qendër të fshatit.

Po kush është Vasil Shahini?

Ai njihet si themeluesi i Frontit Çlirimtar të Vorio Epirit. Kryeagjenti i Greqisë në Shqipëri që punoi për aneksimin e Jugut të Shqipërisë te Greqia.

Madje punën e tij anti-shqiptare e përmendin me krenari edhe dropulliotët, të cilët në një faqe në facebook me emrin “Rinia vorioepirote”, kanë postuar videon e inagurimit të bustit.

Vasil Shahini u arrestua dhe u vra nga komunistët shqiptarë.