Grekët bust Shahinit në Dropull, PDIU: Rama të hapë sytë se kur të dalë 'tymi i hashashit' do jetë vonë
Busti i Vasil Shahinit në Dropull
PDIU-ja ka reaguar duke dënuar ngritjen e bustit të Vasil Shahinit në Dropull, të cilin e konsideron si antishqiptar, themelues dhe drejtues i organizatës terroriste “MAVI”. Partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të tjera që të hapin sytë dhe të shikojnë atë që po ndodh.
"PDIU proteston me forcë për vendosjen e bustit, e nderimin e anti–shqiptarit, Vasil Shahini, në Derviçan, i njohur nga historia dhe shqiptarët si organizator i masakrave në Jugun e Shqipërisë, themelues dhe drejtues I organizatës terroriste “MAVI”, e krijuar për lirimin e Vorio-Epirit, një term irredentist e pa asnjë bazë historike dhe e paqenë. Krijimi i Bashkive minoritare në kundërshtim me direktivat e BE-së, pikërisht për të mos u kthyer në enklava të ndasive, por në respekt reciprok e bashkëjetese, po tregon për shkelje sistematike të ligjeve dhe kushtetutës. PDIU thekson se tashmë janë të përsëritura “betejat” për tabelat që duhet të shkruhen në dy gjuhë, e në krye në gjuhën shqipe, tensionet në varrezat e Bularatit, apo rasti i Kacifasit, që për shkak të lëshimeve dhe vendosjes së “syzeve te errta” të institucioneve të Shtetit Shqiptar, po cënojë dhe integritetin territorial dhe bashkëegzistencën ndër etnike.
I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, organeve ligj zbatuese, SHISH, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, e mbi të gjitha Kryeministrit, që të heqin “syzet e errëta” e të hapin fort sytë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial, e dinjitetit të shtetit dhe shqiptarëve. Të hapë sytë fort “pa syze të errta”, për të parë e kuptuar që shkelja sistematike e Kushtetutës e ligjeve, mbajtja në këmbë e Ligjit të Luftës nga Greqia, ngritja e varrezave të ushtareve grekë, të ardhur si pushtues e që po mbjellin tokën shqiptare në kufijtë imagjinarë të Vorio-Epirit, (kur shumë mirë mund t’u ktheheshin familjareve), heshtja për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, e diskutimi me palën greke për heqjen e emrit Çamëri nga tekstet e historisë së Shqipërisë, lëshimet e rrezikshme e të pa kuptimta në procesin e “CENSUSIT 2020” janë këmbana alarmi, e do të na kushtojnë shumë kur të shpërndahet e të na dalë “Tymi i Hashashit” si shqiptarë" thotë PDIU.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
Lavdi GREQISE! RRofte ELLADA! Vendi i pare ne Bote per Kulture e Art, Histori e Shkence e te gjithe te tjerat. Ne te gjitha shkollat e te gjithe Botes qe nga Alaska e deri ne Afriken e Jugut, qe nga ishujt e Paqesorit e deri ne ishujt e tjere te Atlantikut, te gjithe, po te gjithe, mesojne ne shkolla, Historine e Greqise. Te pashembellt, hyjnore e te paperseritshem. Bota DUHET e eshte krenare per perlen dhe diamantin e rralle qe ka ne gjirin e saj e qe quhet GREQI. Te gjithe te tjeret jane lilipute para Greqise se lavdishme (sidomos ca e ca, qe e dine vete mire se kush jane, se s'po i permendim se sidoqofte, na vjen pak gjynah per te shkretet)...
PërgjigjuO shpëtim idrizi po ti mor atdhetari flakët pse se mer atë bust wc e ta tërheqësh zvar me elektoratin tënd po vetëm llonotit. Ku e ke burrërrin e Atdhetarin apo e ke me llafe o shpëtim idrizi me llafe koti shpëtim hajdari që vetëm llomotit.
Përgjigju