Naze Ago, 61 vjeç nga Delvina është gjetur ditën e sotme nga familjarët, fatkeqësisht e pajetë. 61-vjeçarja është gjetur në zonën e Matomarës. Emoshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale
Naze Ago ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e 16 korrikut dhe prej asaj dite askush nuk dinte gjë për fatin e saj, ndërsa familjarët kishin vijuar kërkimet në çdo drejtim.
Naze Ago nga Delvina rezultonte humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon. Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës.

Kërkimet nga familjarët kanë zbuluar gjurmë të 61-vjeçares në disa fshatra përreth, Vllahat dhe Matomar, ndërsa është parë nga disa prej bashkëfashatarëve ditën që ajo u zhduk. Erinda Seitaj, mbesa e 61-vjeçares kërkoi ndihmën e ’Pa Gjurmë’, pas denoncimit të bërë në policinë e Delvinës.
’Kemi bërë kërkime bashkë me policinë edhe me dron edhe me polumbarë në lumin e Bistricës. Kohë më parë kishte shfaqur probleme me sklerozën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Në fizik është shumë e dobët, ka sy jeshil dhe flokë të zeza. Me vete ka marrë vetëm një qese dhe një shishe me ujë, asgjë tjetër.
Vendi ku është gjetur e pajetë nga familjarët
G.MO/Shqiptarja.comKomente


Ngushellime familjareve!
Përgjigju