Non grata nga SHBA si Berisha dhe i dënuar me 1 vit burg, Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Dodik: Arrestojeni menjëherë

Non grata nga SHBA si Berisha dhe i dënuar me 1 vit burg, Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Dodik: Arrestojeni menjëherë

Milorad Dodik

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të Republika Srpska të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.

Dy të tjerët janë kryeministri i njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.

Të gjithë ata akuzohen për sjellje antikushtetuese. Mediat boshnjake raportojnë se Stevandiq është larguar nga vendi për në Serbi.

Prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhra arresti për treshen javën e kaluar , gjë që nuk u zbatua.

Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend.

Ligjet e reja të liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik ndezin krizë të madhe politike

Dodik, i cili më parë tha se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.

Menjëherë pas kësaj, Dodik prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.

Vendimet janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror.

Forca paqeruajtëse evropiane në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj në përgjigje të tensioneve.

Dodik gjithashtu është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha. Ai është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Spahiu tallet keq me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kush e ha propagandën! Si Saliu si Rama e dinë që tani rezultatin e 11 majit

Spahiu tallet keq me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kush e ha propagandën! Si Saliu si Rama e dinë që tani rezultatin e 11 majit