Përgjimet e autoriteteve shqiptare dhe italiane ndaj grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës që u godit këtë të enjte, kanë zbuluar edhe korrupsionin e ish-zv/ ministres të dënuar për korrupsion, Rovena Voda.
Florida Beu, gruaja që dha para për një vend pune, është motra e Emirjan Beut, njëri prej 3 bosëve të drogës, që jeton në Durrës, sot i arrestuar, në operacionin e SPAK dhe Guardia di Finanzës.
Makina e Florida Beut ka qenë në përgjim ambiental për shkak të vëllait të saj të lidhur me krimit. Në këto përgjime dolën edhe bisedat e zonjës Beu, me ish-zv.ministren e Brendshme, për punësimet.
Rovena Voda u dënua për korrupsion me 15 muaj burg pasi mori ryshfet dhe një arkë me peshk për të punësuar një person në ministri.
Lajmi kryesor: