Kryebashkiaku demokrat i Kamzës u shpall i pafajshëm këtë të Premte nga gjykata e Apelit në kryeqytetet. Me këtë vendim një vit nga dënimi i tij me 2 vite burg, Mziu mundi të shmang përfundimisht burgun pasi nëse do të mbetej në fuqi dënimi ai do të arrestohej në sallën e gjyqit.

Ndërsa nuk munguan dhe ovacionet në sallë nga mbështetësit e tij të shumtë në numër.

Vetë Mziu reagoi pas pafajësisë duke u shprehur se akuza ndaj tij u motivua politikisht.

Unë besoj se akuza ishte totalisht politike e cila zgjati për një periudhë më shumë sesa 2 ose 3 vite. E stisur dhe e mbajtur pa asnjë lloj kauze” ka thënë Mziu.

Veç Mziut pafajësi fituan dhe dy vartësit e tij Bujar Loshi e Atli Hoti të cilën dhe ata u dënuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë me tendera.

Mziu u dënua më 10 Prill 2015 dhe pas një viti prokuroria mbajti të njëjtin qëndrim për të dërguar pas hekurave Mziun, kërkesë kjo e cila u rrëzua nga Apeli dhe nga sot ndaj Mziut nuk rëndon më asnjë akuzë.

xhelal mziu
Xhelal Mziu në Gjykatën e Apelit

xhelal mziu
Xhelal Mziu në Gjykatën e Apelit

xhelal mziu
Xhelal Mziu para togave të zeza në Gjkykatën e Apelit

xhelal mziu
Treshja e gjyqtarëve që i dha pafajsinë Xhelal Mziut