U dënua me 7 vite e gjysmë burg për tentativë vrasjeje por prokuroria kërkoi më shumë, Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën

Bardhok Noka, i dënuar më parë 7 vite e gjashtë muaj burgim për tentativë vrasjeje, është shpallur i pafajshëm nha Gjykata e Apelit në Tiranë. Noka ishte dënuar për ngjarjen e datës 28 prill 2020, ku në aksin rrugor Mamurras – Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, pas një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P), dyshohej se ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit.

Më 10 maj 2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Kurbin, vendosi dënimin e Nokës gjithsej me 7 vite e gjysmë. Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e cila kërkoi 14 vite burg, ndërsa edhe Badhok Noka nga ana e tij ankimoi vendim në Apel dhe kërkoi pafajsi.

Por në një vendim të marrë sot nga trupa gjykuese me Edlira Petri relatorë si dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Genti Shala, Gjykata e Apelit të Tiranës e ka shpallur të pafajshëm përfundimisht Bardhok Nokën.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erisa: 18/10/2022 13:35

    Tani fillon loja….

    Përgjigju
    • Bledi: 18/10/2022 15:29

      Hahahahah qa loje fillon o erisa: hahahahah thuj bardhokut te rrije urt se dobraci e pjek ne krip si peshkun Te puth nga larg

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja