
'Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka "frikë nga e vërteta", tha të martën kritiku kryesor i tij në vend, Alexei Navalny. "Putin ka frikë nga e vërteta, këtë e kam thënë gjithmonë. Luftimi i censurës, përcjellja e së vërtetës te populli i Rusisë kanë qenë gjithmonë prioritet i joni", tha udhëheqësi i opozitës në një postim në rrjetet sociale, Ai i bëri komentet pasi një gjykatë ruse e shpalli fajtor për "përvetësim" dhe "përbuzje të gjykatës" dhe e dënoi me nëntë vjet burg. Navalny është në burg për më shumë se një vit, nën akuza të ndryshme, të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












