U dënuan për grabitje me armë
pas 10 vitesh marrin pafajësinë

U dënuan për grabitje me armë<br />pas 10 vitesh marrin pafajësinë
TIRANE- Pas një kalvari gjyqësor mbi 10 vjeçar nëpër shkallët e gjyqësorit shqiptar por dhe në gjykatën ndërkombëtare të Strazburgut, gjykata e apelit në Shkodër ka deklaruar të pafajshëm tre të rinj nga Puka të cilët ishin dënuar për vjedhje me armë.

Vladimir Laska, Artur dhe Behar Lika, që të gjithë nga Puka , në vitin 2001 ishin ndaluar nga policia në banesën e vëllezërve Lika duke u akuzuar për vjedhjen me armë të një furgoni pasagjerësh në Qaf Mali.
 
Gjykata e shkallës së parë në Pukë i ka deklaruar fajtorë dhe i ka dënuar me nga 10 vjet burgim , ku për Beharin dënimi ka qenë më i vogël për shkak se ka qenë i mitur. Të tre të akuzuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë fajin, ndërsa gjykata e Apelit në Shkodër, në vitin 2002 ka lënë në fuqi venimin e gjykatës së Pukës për deklarimin fajtor dhe dënimin e tre të rinjve.
 
Edhe Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin e çështjes.
 
Ndërsa tre të dënuarit vuanin dënimet, të afërmit e tyre të bindur në pafajësinë e tre të rinjve i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Ka qenë kjo gjykatë që në 2011 ka prishur vendimin dhe çështja i është rikthyer Gjykatës së Lartë në Shqipëri e cila ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit për kohën e mbetur duke i liruar të dënuarit kur ato kishin vuajtur thuajse të gjithë dënimin dhe u kishin mbetur pak muaj për të dalë nga burgu.
 
Duke këmbëngulur në pafajësinë e tyre, me mbështetjen edhe të Komitetit shqiptar të Helsinkit, në Gjykatën e Apelit në Shkodër është rishqyrtuar vendimi i mëparshëm.
 
Të mbrojtur nga avokti Artan Reçi ,është argumentuar pafajësia e tyre dhe Gjykata e Apelit në Shkodër, ka vendosur pafajësi për shtetasit Vladimir Laska, dhe vëllezërit Behar e Artur Lika.
 
Shteti shqiptar do duhet t’u paguajë tre të dënuarve pa faj shumën prej 54.7 mln lekë për qëndrimin e tyre padrejtësisht në burg për gati një dekade.

(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)