TIRANE-Grupi 'Lazarati 2' i përbërë nga 11 persona ka apeluar vendimin e dënimit për akuzën e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në qershorin e 2015.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha në mars dy burgime të përjetshme për dy kokat e grupit, ndërsa në total për të gjithë anëtarët e tjerë dha 150 vite burg.

Dënimet
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm
Elvis Boçi – 35 vite burg
Alban Aliko – 20 vite burg
Elson Kasma – 18 vite burg
Xhulio Malo – 10 vjet
Klodian Selimi – 13 vjet
Oltion Proko – 9 vite burg
Dervish Gaba – 15 vite
Ruhan Hija – 15 vite burg
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg