SARANDË- Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Limionit. Kjo zonë është dhënë me koncension dhe është projektuar për t'u ndërtuar si një qytezë e re, por mbrëmjen e kësaj të premte ajo është përfshirë nga flakët për motive që ende nuk dihen.

Siç shihet në fotot që Report Tv sjell, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke "gllabëruar" një pjesë të mirë të kësaj sipërfaqeje. Për fikjen e tij kanë punuar 2 mjete zjarrfikëse, disa punonjës të repartit të Zjarrfikëseve dhe forca të Marinës.

Zjarri, që ende nuk dihen arsyet e rënies së tij,  është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit.

Puna për shuarjen e tij  ishte e vështirë si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës. Gjatë kësaj beteje për fikjen e flakëve të zjarrit, është plagosur edhe 1 efektiv i Marinës.
Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të, marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U urdhërua dhe largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët u njoftuan të jetë në gatishmëri, pasi flakët e zjarrit mund të rrezikonin edhe banesat.

Gjithashtu u rrezikua edhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion. Flaket arritën të shuheshin pas 3 orësh.
1596259515_sarande.jpg

1596222449_zjrri.jpg

1596222478_zjarriii.jpg

Foto nga zjarri në zonën e Limionit në Sarandë