Report Tv ka mundur të sigurojë disa foto të Adriatik Roshit, 48 vjeçarit që u rrah barbarisht më 5 janar në një berberhane në kryeqytet.
Roshi nga video e siguruar nga Report Tv duket që qëllohet në mënyrë brutale nga disa persona me sende të forta, sëpata dhe leva.
Gjendja e tij në spitalin e Traumës pas rrahjes është e qëndrueshme megjithëse ka poltrauma, duke pasur thyerje kockash nga koka te këmbët.
Ngjarja mendohet se ka lidhje me sherrin masiv ne një klub nate në Palasë në gusht 2024, ku u rrah Tur Koçeku, biznesmen i njohur. Të afërmit e tij kryen sulmin ndaj Roshit në berberhane.
Lajmi kryesor:
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
Ora 11:58
U dhunua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane, Report Tv siguron FOTON e Adriatik Roshit