Elbasan- Nusja që u rrah nga vjehrri dhe burri rrëfehet në 'Pa Gjurmë': Faktet flasin vetë! Unë nuk i ndaloj gojën askujt (VIDEO)

'Pa Gjurmë' trajton një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku nusja e shtëpisë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti, vjehri dhe vjehra. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një situatë të paimagjinueshme dhune. Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe.

Ngjarja e rëndë është rregjistruar në datën 5 shtator 2019 rreth 19:00 të pasdites, por fatmirësisht e dëmtuara E.Ibrahimi ka mundur të shkëputet nga tre dhunuesit dhe të hyjë në dhomën e gjumit të saj, ku ka qëndruar e mbyllur deri në mbëritjen e policisë së Elbasanit, e cila ka shoqëruar në komisariat të gjithë anëtarët e familjes Ibrahimi. Vjehrra e nuses tha ditën e djeshme për Report Tv se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.

Në një lidhje telefonike gjatë emisionit 'Pa Gjurmë' nusja u tregua e rezervuar ndërsa u shpreh se faktet flasin vetë duke mos dashur të japë më shumë detaje.

"Çdo gjë që kam thënë i jam drejtuar policisë. Nuk dua të flas më asgjë. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe policia kanë qenë të pranueshme aty. Unë nuk i ndaloj gojën asaj. Ajo të thotë çfarë të dojë. Shteti do ma zgjidhë këtë gjë. Ai e vendos nëse i kam bërë unë shenjat apo m'i kanë bërë të tjerët. Këto gjëra i vendos gjykata. Por fakte flasin vetë, pastaj se çfarë thuhet le të thuhet", tha nusja.

Rasti në fjalë tregon edhe një herë tjetër problemet e rënda që po kalon familja, ku rasti i Elbasanit tregon më së mirë vështirësitë dhe mentalitetin e ulët. Në rëfimin që disponon "Shqiptarja.com" E.Ibrahimi tregon se është e martuar me H.Ibrahimi dhe kjo martesë ka ndodhur një vit më parë. Ibrahimi rezulton të jetë i dënuar për akuzën e "mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta", dënim për të cilin ai është ekstraduar nga Gjermania.

Nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre, që në 11 shtator bën 4 muajsh. E dëmtuara E.Ibrahimi tregon se "...që nga koha që jam martuar me H. unë jam dhunuar psikologjikisht nga të tre perosnat, burri, vjehrri dhe vjehrra.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)