53-vjeçari Shkëlqim Çela, i cili mbrëmjen e djeshme pësoi djegie të mëdha në trup si pasojë e marrjes flakë të makinës së tij, ka humbur jetën ditën e sotme rreth orës 16:20.
Çela u transportua menjëherë në spital në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, ai nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, ku makina e 53-vjeçarit mori flakë në ecje, ndërsa në makinë ndodhej vetëm Çela.
Sipas policisë shkak i shkaku i rënies së zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ngjarja e ndodhur:
Me datë 08.09.2017, rreth orës 21.00, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, ku për pasojë drejtuesi i automjetit kishte pësuar djegie trupore të rënda.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar automjetin tip "Ford Foxus ", me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit shtetasi Shkëlqim Çela, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e flakëve të rëna kishte marrë plagë të rënda, dhe u transportua menjëherë në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, sot rreth orës 16.20 jemi njoftuar se ka ndërruar jetë.
Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet e para proceduriale në vendin e ngjarjes ku shkaku i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.
Në lidhje me këtë ngjarje është komunikuar vazhdimisht me Drejtuesin e Prokurorisë Mat, ku janë referuar materialet në Prokurori si "Ngjarje Aksidentale".
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com