Ekzekutimi në Fier/Nga hakmarrja te konfliktet me persona të botës së krimit, policia në 'lupë' të shkuarën e Demir Backës! U qëllua me 16 plumba, brenda mjetit të djegur dy armët e autorëve

FIER-E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me persona të botës së krimit në Fier, që dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij, teksa po rrinte brenda mjetit tip "Audi" i parkuar.

2 autorët i janë afruar me një mjet tip 'Benz" në lëvizje dhe e kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 57-vjeçarit. Më pas ata janë larguar në drejtim të Vlorës dhe kanë djegur mjetin në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit me traga të Kosovës janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Buckës. Armët janë dërguar në laborator për ekzaminim. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja. Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin.

Demir Backa ishte pronar i lokal 'Piazza' , ku fillimisht mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona që janë në dijeni të ngjarjes, apo mund të kenë qenë dëshmitarë gjatë vrasjes.

Demir (Dem) Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur të mblidheshin në Vlorë.

1635061417_1635057722demirbacka1.jpg

Demir Backa

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:49
Ekzekutimi i Demir Backës, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Historia e 'Masakrës së Levanit', ku u vranë 24 persona

Demir (Dem) Backa i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. "Masakra e Levanit" më 28 mars 1997 ishte nga ngjarjet më të përgjakshme e trazirave të vitit 1997 me 24 persona të vrarë, midis tyre një fëmijë 13 vjeç edhe një 17-vjeçar.

Përplasja ndodhi natën midis Bandës së Pusit të Mezinit që kishte influencë në të gjithë jugun e vendit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eliminua.

Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

E gjitha nisi dy ditë para masakrës, kur në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Autorët ishin me maska dhe sapo u futën në bilardo hapën zjarr me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ngjarjeje 500 familje rome u armatosën në dy reparte ushtarake vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, kurse gratë dhe fëmijët u larguan të gjithë nga fshati.

Dhe ashtu siç pritej në fshat zbarkuan me makinë disa burra. Ata hynë në lokalin e kryeplakut Demo së bashku me disa romë. Kërkuan armë Demo kishte refuzuar kërkesën, nisi përplasja e përgjakshme me armë.

Në këtë moment romët e tjerë që ishin vendosur në pozicione nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët. Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur.

TË VRARË MBETËN:

Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj

Adriatik Shehu, nga Memaliaj

Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës

Roland Komira, nga Gjirokastra

Dritan Nanaj, nga Gjirokastra

Luan Bedaj, nga Tepelena

Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena

Astrit Duraj, nga Tepelena

Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri

Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri

Edmond Pano, nga Fieri

Sokol Muka, nga Vlora

Kastriot Muka, nga Vlora

Petrit Muka, nga Vlora

Islam Kazanxhiu, nga Levani

Memet Selimaj, nga Levani

Fredi Selimaj, nga Levani

Ndërsa katër persona nuk janë identifikuar ende.

I.K./J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 24/10/2021 14:19

    Ku eshte policia, spaku, peokuroria, shteti?! Ne fier jane te njejtet grupe qe i di i gjithe fieri rrine marrin tendera e bejne terror qytetit si te ishte meksika! A ka shtet apo jo?

    Përgjigju
  • Juli: 24/10/2021 12:47

    Po e dine te gjithe kush e vrau ben qimja se djali benit i shtypi vajzen me makin dhe niprit e demit e rahen benin e famshem e di policia e di ilir meta se beni eshte ushtari numer nje i metes e vrane lyrashet e vlores qe gjithe policia e di kush i bene vrasjet e i lene te livadhisin me gjithe drejtorin e ri sikur cfare do bente

    Përgjigju
    • O labi: 24/10/2021 18:49

      O labi kush e rrafi qimen ? Kush jan kto 3 vlleznit.

    • Juli: 24/10/2021 18:04

      O labi po budalla mbase je ti dhe shoku ti mund te jeshe po aty e ka dhe ai se plote ka vrare apo seshte e vertet

    • Labi: 24/10/2021 15:39

      Ca thua o budalla muabeti qimes ka na pes e gjasht vjet minimumi. Pse i pergojon kot njerzit pastaj ata qe rrahen qimen ishin tre vellezer jo nipcet si thua ti. Pse i hapni pune njerezve kot pak halle ka i biri botes me spak e me konfiskim pasurish etj. Po edhe neqoftese paska patur dicka me qimen zoteria ne fjal, ku e di ti e me sa te tjer ka patur qe i ve gishtin kaq shpejt.

    • @Popull: 24/10/2021 15:23

      @Juli Olsi?

  • Beni: 24/10/2021 09:50

    Backat jane kosovar, te ardhur prej kohesh ne fier, Kane rival atje plot qe bejne problem per gjithe fierin, Tashi prisni tjeret.. se po thonit qe fieri eshte qytet i qete, Por eshte vatra me e nxehte e trafiqeve, Nr 1 per trafik femrash e droge.. Dhe arme normal qe kane me shumice se jane te lidhura me njera tjetren! Kto rrahin kryetar bashkie e shefa policie, Dhe asnje gjemb si hyn ne kembe, Deri sa i vjen era ne fund.. pasi qelbet. Cohu o shtet se kemi frike te dalim neper qytete Per 2 plera qe ka cdo qytet.. pse duhet te denohemi keshtu.

    Përgjigju
    • tani: 24/10/2021 12:14

      po shum e vertet po luft e hapur si esht ne vlore elbasan dhe shkoder nuk besoj se do ket jan me te fuqishem pala tjetr na backat . backat po te tregoen te zgjuar te bashpunojn me sel çamin megjithese dhe backat si duan çamet

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Rama zbulon që pronari i restorantit në SHBA është shqiptar nga ky detaj i veçantë