Report Tv ka siguruar foton e 45-vjeçarit Valter Lleshi, i cili u vra me breshëri plumbash brenda një automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç rreth orës 07:10 të mëngjesit sot.
Një prej pistave që po hetohet është ajo e hakmarrjes pasi dyshohet se viktima të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen. Keli rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit. Megjithatë, burime nga policia sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.
Lajmi kryesor:
Mirditë/ Vritet me breshëri plumbash në makinë 45-vjeçari, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Anton Kelit! Ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, iu vendos tritol para disa muajsh (EMRI)







