U ekzekutua rrugës për në shtëpi, kush është 47-vjeçari me tre emra i dënuar më parë me 6.8 vite burg për drogë

U ekzekutua rrugës për në shtëpi, kush është 47-vjeçari me tre emra i dënuar më parë me 6.8 vite burg për drogë


Viktima Nikola Ikonomi  është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga.

" Laver Tozaj, shpallet fajtorë për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim;" shprehej Gjykata.

Nikola Ikonomi (Emri i fundit i përdorur nga ai ) kishte tre emra pasi e kishtë ndërruar. Fillimisht quhej Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.

Policia po punon në disa pista për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve për pazare droge.

( kliko ketu per te lexuar vendimin e gjykates )
 


Lajmi kryesor:

U dënua për trafikim të mbi 1 ton kanabis, 47-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë pranë shtëpisë në Selenicë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja