Është prezantuar sot para ekipit të administratës doganore, drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu.

Në prezantimin e tij ka qenë i pranishëm edhe ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili i ka uruar suksese Shehut në detyrën e re.

Shehu zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Besmir Beja, i cili qëndroi në këtë pozicion për 10 muaj.

Ai ka drejtuar Antikontrabandën për katër vjet. Vitin e kaluar, Shehu mori çmimin e parë nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) për rezultatet në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Reagimi i ministrit Malaj:

Prezantuam sot para ekipit të administratës doganore, Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, të cilit i uroj suksese në detyrën e re.

Një falënderim për Besmir Beja, për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.

Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.