
Një specialist i Policisë së Rendit është pezulluar nga detyra pasi është filmuar duke vjedhur paratë në një automjet brenda një lavazhi. Pamjet u bënë publike nga JOQ.
“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, si dhe është njoftuar edhe AMP në lidhje me rastin”, njofton policia.
Ndërkohë Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
Lajmi kryesor:
Skandali/ Komandanti i policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër: E godita për hir të punës






