Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tassoulas, shprehu urimet e tij dhe ato të popullit grek në një letër drejtuar Kryepeshkopit Joan të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me rastin e fronëzimit të tij në Tiranë të shtunën.

Tassoulas gjithashtu i shprehu dëshirat e tij që Kryepeshkopi Joan të ketë një shërbesë të gjatë dhe të suksesshme, të frymëzuar nga trashëgimia e ndritur e ndjerit Kryepeshkop Anastas, në promovimin e frymës së paqes dhe dashurisë mes të gjithë popujve.

Po ashtu, Kryepeshkop Joani priti sot edhe të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila uroi Fortlumturinë e tij për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

“Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri”,-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ceremonia u ndoq nga afër nga përfaqësues të kishave ortodokse të botës, si dhe me praninë e përhershme të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri.

Personalitet më të larta të shtetit morën pjesë, nga Presidenti Bajram begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e ministra, teksa mungoi Kryeministri. Sali Berisha ishte ulur krah dy ish-presidentëve, Bamir Topi e Alfred Mojsiu.

Greqia dërgoi Ministren e Edukimit dhe Feve, dhe ministrin e mbrojtjes Dendias. Ky i fundit ra në sy për qëndrimin e tij në këmbë gjatë gjithë ceremonisë fetare, në respekt të kryepeshkopit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?