Një shqiptar ka humbur jetën nga një aksident në Itali. Viktima është Redian Abllanica 35-vjeç, ndërsa banonte në Vicenza.
Shqiptari ishte duke lëvizur me një skuter, kur rreth orës 00:50, në një kryqëzim rrugësh ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e dëmtimeve të shumta 35-vjeçari ka humbur jetën. Sipas medieve italiane shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën është futur në kthesë shqiptari me motor.
Komento

