U futën në shpellën e malit të Klenjës për të rregulluar tubacionin, asfiksohen dy persona! Dërgohen në spital

U futën në shpellën e malit të Klenjës për të rregulluar tubacionin, asfiksohen dy persona! Dërgohen në spital

Foto ilustruese

Adil dhe Ndriçim Tola janë asfiksuar nga mungesa e ajrit brenda një shpelle në malin e Klenjës në Bulqizë. Ata u futën brenda në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave, por shfaqën probleme shëndetësore.

Mësohet se gjatë punës ata kanë përdorur një gjenerator me naftë.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

"Bulqizë/informacion paraprak

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë,  shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës,  për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe  nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje."- thuhet në njoftimin e policisë. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik