Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane pasi kanë bastisur një shtëpi dhe kanë vjedhur bizhuteri dhe xhevahire.
Dy të rinjtë dhe një nga bashkëpunëtorët e tyre, i cili është ende i paidentifikuar u panë nga fqinjët teksa dilnin nga banesa e një familje italiane.E nga ky moment ata janë larguar në këmbë për të shmangur policinë.
Për pasojë dy djemtë 26 dhe 28 vjeç, u arrestuan në stacionin Mortegliano dhe gjatë kontrollit iu gjetën bizhuteri dhe xhevahiret e sapo vjedhura, të cilat i kishin fshehur në trup.
Policia italiane po heton ende ngjarjen për të identifikuar edhe bashkëpunëtorin tjetër dhe nëse të rinjtë kanë kryer edhe më parë vjedhje nëpër banesa.