Gjetja e 2 trupave në 3 valixhe në Itali, flet familjari i çiftit Pasho nga Vlora: Presim përgjigjen e ADN-së! Policia në kërkim të një valixhe të katërt! Gruan e rrahën barbarisht përpara se të vdiste!

Gjetja e 2 trupave në 3 valixhe në Itali, flet familjari i çiftit Pasho nga Vlora: Presim përgjigjen e ADN-së! Policia në kërkim të një valixhe të katërt! Gruan e rrahën barbarisht përpara se të vdiste!

Çifti i shqiptarëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho

Detaje të reja zbulohen nga gjetja e 2 trupave brenda 3 valixheve në Itali të cilët dyshohen se ishin një çift shqiptar. Sipas mediave italiane, policia është vendosur në kërkim të një valixhe të katërt në zonën ku gjetën të parat, kjo pasi mungojnë disa pjesë nga trupi i tyre.

Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj ndërkohë që mungojnë gjymtyrët e poshtme të burrit. Policia po kontrollon të gjithë zonën me qentë e specializuar për kërkime.

Gjithashtu mediat italiane raportojnë se ka dalë dhe autopsia e gruas. Mësohet se ajo është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë siç është raportuar dhe ditën e djeshme, burri ka pasur një çarje në fyt.

Kufomat u gjetën ditën e djeshme në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano ku autoritetet italiane dyshojnë se bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015.

Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Thuhet se kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por më pas spati më të dhëna për ta.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe "të mbrojtura" nga një lloj paketimi. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Gjetja e 2 trupave në Itali, flet familjari i çiftit Pasho nga Vlora: Presim përgjigjen e ADN-së, nuk e dimë nëse janë ata

1608104476_ciftiitali.jpg

Për 2 trupat e çiftit të gjetur të vrarë në Itali ka folur vëllai i Shpëtim Pashos, ky i fundit dyshohet se është një prej viktimave.

Jashtë kamerave, ai është shprehur për Report Tv se familja është ende në përgjigje të ADN-së së tyre pasi nuk e dinë nëse janë trupat e tyre.

Ai thotë se disa familjarë ndodhen në Itali dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me policinë italiane për të dhënat e fundit.

E.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/12/2020 00:02

    Eshte shume e cuditshme se si kane arritur ti rruajne trupat per 5 vjet,ne gjendje aq te mire.Valle kush eshte shkaku qe tani I flaken dhe nga kush?

    Përgjigju
  • emigrante: 16/12/2020 11:02

    CFARE KRIMI MAKABER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha