Gjenden 2 trupa brenda 3 valixheve në Itali, dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora, u zhdukën në 2015-n! Telefonata e fundit dhe debati me të dashurën e djalit

Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.

Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Thuhet se kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por më pas spati më të dhëna për ta.

Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italiane një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Në vitin 2015 një çift shqiptar u zhduk në Castelfiorentino

Karabinierët dhe prokuroria italiane po punojnë për të arritur në një identifikim të saktë të viktimave, ku tatuazhi i gjetur në parakrahun e burrit, është një nga elementët kryesorë në dispozicion.

Një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar ndjekjes penale dhe karabinierëve ka të bëjë me djalin e çiftit, në kohën e zhdukjes së tij, i ndaluar në burgun Solliçiano, ku në kohën e zhdukjes vuante dënimin djali. Raporti i fundit daton në 2 nëntor 2015, me një telefonatë (nga një numër anonim) për vajzën e saj në të cilën gruaja thoshte se nuk donte t'i përgjigjej askujt.

Ndërkohë që autoritetet italiane njoftojnë se hetimet po vazhdojnë në disa pista. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe "të mbrojtura" nga një lloj paketimi. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj.

Kërkimet nga karabinierët dhe mjekësia ligjore vazhdojnë në zonën midis burgut Solliçiano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno, ku u gjetën tre valixhet.  Ekzaminimi i ADN-së mund të sigurojë elemente të dobishëm për hetime.

Ndërkohë, disa hipoteza janë duke u hedhur gjatë hetimeve. Dyshohet se mbetjet mund të hënë hedhur në kamp nga një makinë që kalonte në autostradë, ose vrasja  e dyfishtë mund të jetë kryer në vend.  Të gjitha hipotezat janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.

Në orët e ardhshme, rezultati i autopsisë në trupin e gruas do të jetë gati, nga i cili priten siguri mbi shkaqet e vdekjes dhe për ndonjë ngjashmëri me atë të burrit, i vrarë sipas mjekut nga një plagë në fyt. Report Tv ka raportuar për çiftin e të zhdukurve që në tetor të vitit 2018 në emisionin "Pa gjurmë".

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 15/12/2020 20:35

    E lau dhe burgun mavria njeri Makabritet i kane bere

    Përgjigju
    • vjeshta: 15/12/2020 21:34

      Shqip o labi,shqip! Komb i trashë jeni ore

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja