Një shqiptar i pastrehë u gjet i vdekur mëngjesin e ditës së djeshshmë në stolin e një parku në zonën e Milanos, në Itali. Mediat italiane raportojnë se policia e ka identifikuar trupin e viktimës dhe ai i përket shqiptarit, Ardjan Sulo, 47 vjeç.
Bëhet e ditur se 47-vjeçari Ardjan Sulo ishte i njohur për komunitetin e zonës si një i pastrehë dhe lëvizte gjatë gjithë kohës më një karrocë.
Mësohet se gjatë natës së ngjarjes shqiptari u gjet i vdekur i shtrirë në një nga stolat e parkut ndërsa më herët kishte kërkuar strehë edhe në një prej famullive të zonës.
Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se dyshimet praprake të policisë janë se 47-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta. Ende nuk janë të qarta arsyet por pritet që trupi t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së jetës së tij.
Un katolik jam po priftrinjt i madhkoft zoti
Përgjigju