U gjet i vrarë me thikë në fyt, letra e 'çuditshme' e lamtumirës në xhepin e avokatit shqiptar
Aineo Redo dhe vendi ku u gjet i vdekur avokati shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u gjet i vrarë me thikë në fyt avokati shqiptar Aineo Redo. Në xhepin e rrobave që kishte veshur iu gjet një letër, ndërsa një tjetër ishte lënë në zyrën ligjore ku punonte.
Mediat italiane bëjnë me dije se në letrën që iu gjet në xhep, kishte kërkuar falje për aktin ekstrem, por mbetet e paqartë nëse është shkruar nga vetë ai. Vijojnë hetimet për krimin makabër pasi avokati u gjet i vdekur midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi policinë.
Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës.
Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes. Kjo pasi ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje. Gjithçka pritet të zbardhet nga pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.
Redo ka lënë gruan dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 18 vjeç. Të tronditur nga kjo ngjarje janë dhe kolegët e tij, njëri prej të cilëve ka rrëfyer takimin e fundit me të dhe pasionin që kishte për futbollin.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.1%
-
Jo
54.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9614
Lajme të tjera
-
Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi
31 Mars, 17:25
-
Silvio Berlusconi shtrohet në spital
28 Mars, 19:10
-
Mbaron dashuria, Italia drejt 'divorcit' me Mancinin! Dy klube pas trajnerit
28 Mars, 17:01
-
Hetimi për shkeljet financiare, shtyhet gjyqi kundër Juventusit! Akuza të reja për 'Zonjën'
27 Mars, 18:01
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Shqipëria ka një kampion në xhudo, Indrit Çullhaj ngre flamurin kuqezi në Itali
25 Mars, 22:56
-
Hetimi i 'Prisma', Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje sekrete me Juventusin! Dalin përgjimet
24 Mars, 15:44
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02
-
'Blindohet' Napoli, autoritetet frikë nga huliganët! Luhet sot Itali - Angli
23 Mars, 15:49
-
Nis rrugëtimi i Euro 2024/ Sonte Itali-Angli në Napoli, Mancini: Futemi në fushë me krenarinë e kampionëve në fuqi
23 Mars, 10:57
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Hakerat sulmojnë Ferrarin, kërkohet shpërblim i majmë
21 Mars, 13:58