U gjet me fyt të prerë në rrugë, kush ishte avokati shqiptar që e vranë në Itali! Flet kolegu italian: Erdhi me rrobat e trupit, ndihmoi shumë të gjithë shqiptarët

U gjet me fyt të prerë në rrugë, kush ishte avokati shqiptar që e vranë në Itali! Flet kolegu italian: Erdhi me rrobat e trupit, ndihmoi shumë të gjithë shqiptarët

Avokati shqiptar Aineo Redo dhe vendi i ngjarjes

Miku i avokatit shqiptar Aineo Redo, 48 vjeç, i cili u gjet i vdekur në Itali është tronditur nga ngjarja e rëndë ka rrëfyer me lot në sy takimin e fundit me të dhe pasionin që kishte për futbollin.

"E kam parë Aineon për herë të fundit mbrëmë (të mërkurën) kur bëmë një lojë futbolli. U përshëndetëm rreth orës 23:30. Ai më tha shihemi në zyrë. Por të nesërmen, kur mbërrita, nuk ishte aty. Pastaj më telefonuan karabinierët", tha avokati Mario Di Frenna.

Më pas ai thotë se të gjithë klientët e donin avokatin shqiptar.

"Aineon e donim të gjithë, vlerësohej nga klientët dhe komuniteti shqiptar, të cilin ai e ndihmoi shumë. Ai ishte avokat i zgjuar, i ndershëm, i dashur dhe gazmor. Ai nisi çdo gjë nga e para këtu pasi erdhi nga Shqipëria. Ndërtoi me sakrifica një rrugë të shkëlqyer në karrierë".

Në vitin 1996, avokati Redo, me origjinë nga Bulqiza, hipi në një gomone me rreth 30 bashkatdhetarë të tjerë dhe zbarkoi në Pulia.

"Me vete kishte vetëm pasaportën dhe rrobat", tregon Di Frenna.

Në Itali e priti xhaxhai i tij dhe arriti të siguronte një leje qëndrimi pasi më parë kishte gjetur vend pune si bukëpjekës. Më pas gjeti punë në një fabrikë, ku bënte turnin e natës ndërsa u regjistrua në Fakultetin Juridik në Parma, ku u diplomua në vitin 2004.

Më pas u specializua për tu marrë me çështjen e emigracionit duke ndërthurur ndjeshmërinë personale që vinte nga historia e tij si emigrant nga Shqipëria dhe njohuritë që kishte marrë nga shkolla në Itali. Më pas ia doli që të hapte një zyrë ligjore në vitin 2007 së bashku me Di Frennan dhe Franco Berettin.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Mediat italiane e përshkruajnë krimin si makabër, ndërsa raportojnë se avokati shqiptar ai u gjet me fyt të prerë me thikë, midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali. 48-vjeçari u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

Kjo pasi ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje. Gjithcka pritet të zbardhet nga pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.

Non voglio crederci: non è successo davvero. Era un uomo perbene» -  Gazzetta di Reggio Reggio

Avokati shqiptar Aineo Redo 
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë