U gjet në rrugë me fyt të prerë dhe u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë, asnjë person s'është interesuar për të plagosurin

U gjet në rrugë me fyt të prerë dhe u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë, asnjë person s'është interesuar për të plagosurin

Personi i plagosur

Personi i gjetur në rrugë në Vlorë me prerje fyti, u transportua dje në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Pritet rikuperimi i personit me qëllim që ti merret dëshmia për zbardhjen e ngjarjes.

Mbetet e paqartë pista e hetimit pasi një burim për Report Tv u shpreh se personi  mund të ketë therur veten, por një burim tjetër shtoi se nuk ekziston mundësi që një prerje të thellë në fyt ta bëjë një person vetë pasi që në kontaktin e parë me thikën do kishte humbur ndjenjat dhe s'do kishte mundur që të vazhdonte ta dëmtonte kaq shumë veten.

Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk ka ardhur dikush në polici të interesohet për të plagosurin dhe personi në fjalë nuk ka patur asnjë mjet identifikimi me vete.

Nuk dihet nëse ka patur nje sherr nga i cili atij i është prerë fyti. Ngjarja mund të zbardhet e plotë vetëm pas dëshmisë së të plagosurit pas rikuperimit kur të jetë në gjendje që të flasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja