Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës tre ditë pas ishte dërguar me fraktura në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Viktima është Alfred Deliaj rreth 50 vjeç. Gazetari i Report Tv në Vlorë Armand Xhelili raporton se ai ishte gjetur me fraktura para tre ditësh te sheshi i Flamurit, ndërsa më pas u dërgua në spital.
Por pavarësisht ndihmës nga mjekët ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve nga policia, ai dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, e cila është raportuar si aksidentale. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për fshehje të ngjarjes.
Policia e Vlorës i përgjigjet Sali Berishës
Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se: Më datë 12.05.2019, në "Sheshin e Flamurit" është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit. Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë. Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.