ELBASAN- Policia ka vënë në pranga ditën e sotme kryeplakun e Peqinit pasi janë konstatuar disa fidanë kanabis, të cilët ishin mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Kryeplaku i Peqinit është identifikuar si Ramazan Dybeli, 59-vjeç.
Policia bën me dije se kryeplaku Dybeli akuzohet për shpërdorim detyre dhe kultim të narkotikëve. Ende nuk janë identifikuar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Cacabes, për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike. R. D., 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa”, shkruhet në njoftimin e Policisë.