U gjetën të masakruar në Firenze/ Mediat italiane, detaje rrëqethëse: Dashuria për të birin solli në Itali çiftin shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho

U gjetën të masakruar në Firenze/ Mediat italiane, detaje rrëqethëse: Dashuria për të birin solli në Itali çiftin shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho

Ishte dashuria për të birin dhe dëshira për t’i qëndruar atij pranë, ajo që bëri çiftin Pasho të vinte në Itali, të merrte me qira një apartament afër burgut  të Sollicciano-s aty ku po mbahej edhe Taulanti, djali i tyre i vetëm atëherë 28 vjeç.

Shpëtimi dhe Teuta kishin jetuar në Castelfiorentino, në zonën Empolese-Valdelsa, dhe zhdukja e tyre në 2015 nuk kaloi pa u vënë re

"Nuk është e lehtë të jetosh këtu me këtë mbiemër", tregonte njëra nga vajzat e familjes, Dorina.

Pikërisht për shkak të jetës së trazuar të Taulantit, i cili u arrestua shumë herë për posedim të sasive të mëdha të drogës, pothuajse gjithmonë marihuanë. Një jetë që e kishte mërzitur jo rralë herë familjen.

Në qytet të gjithë e njihnin dhe dikush e mban mend atë në Castelfiorentino në verën e vitit 2014. Edhe tani, ai mund të  gjendet i burgosur në një burg jashtë vendit, ndoshta në Gjermani, ndoshta në Zvicër, por sipas disa deklaratave në qytet ende vazhdojnë të vijnë letra për të birin e çiftit Pasho.

Itali, ndërkohë në lajmet më të fundit në lidhje me Taulantin, tregohet se ai është arrestuar dhe dërguar përsëri në burgun Sollicciano pasi atij i është gjetur 6.5 kg drogë në apartamentin në Firenze ku ai jetonte. Bëhet fjalë për qershorin e vitit 2016 dhe prindërit tashmë ishin zhdukur për 9 muaj. Asnjë gjurmë e tyre, as në Toskanë dhe as në Shqipëri. Edhe në ato ditë të para të nëntorit 2015, Teuta dhe Shpëtimi ishin në Toskanë, aty ku arritën me një autobus nga Shqipëria, për të vizituar fëmijët e tyre.

 Herën e fundit që ata u panë ishin në Castelfiorentino, më 1 nëntor, në treg, me Dorinën.

Ditën e djeshme karabinierët, telefonuan pikërisht atë, vajzën e cila dha alarmin e para për zhdukjen e prindërve.

“ Po, babai im kishte një tatuazh spirancë në shpatullën e tij," u tha ajo detektivëve. Një tatuazh që mund të jetë i njëjti që gjendet në trupin e burrit të copëtuar.

"Unë bisedova me karabinierët dhe po pres përgjigje nga ata për të shkuar dhe për të bërë testin e ADN - tha Dorina mbrëmë - nuk mund të flas tani, më falni, derisa e vërteta të zbulohet nga policia. Ne kërkojmë qetësi sepse as nuk e dimë nëse janë ata apo jo ”, tha ajo për mediat vendase.

"Ne presim zhvillimin e hetimeve dhe më shumë elementë në lidhje me të gjithë ata që janë përfshirë dhe që mund të përfshihen, në këtë çështje", thotë kryetari i bashkisë së Castelfiorentino, Alessio Falorni.

Dorina i kishte kërkuar prindërit  e saj disa herë, së bashku me motrën e saj, edhe në emisione investigative si në emisionin Chi l’ha visto? të Rai3, por pa rezultat.

Të dy gratë ishin përpjekur t'i kërkonin në Firence, para se të paraqisnin një raport  për ta si persona të zhdukur në 8 nëntor 2015. Sidoqoftë, apartamenti që ata kishin marrë me qira ishte bosh, nuk kishte mbetur asgjë. Por të dy nuk mund të ishin larguar kështu, pa njoftuar askënd, pa u thënë vajzave se do të largoheshin dhe vetëm disa ditë pasi ata kishin mbërritur.

Dorina më pas, në një nga intervistat e dhëna ndër vite kujton një telefonatë të çuditshme nga nëna e saj, nga një numër që nuk ishte i saj, në të cilin e paralajmëroi se nuk donte t’i përgjigjej më askujt, sikur të kishte frikë. Ishte hera e fundit që Dorina dëgjoi zërin e Teutës, që atëherë ajo ska marrë më përgjigje.


Lajmi kryesor:

Gjetja e 2 trupave në Itali/ Identifikohet njëri nga kufomat, është Shpëtim Pasho! Gjendet valixhja e katërt, me pjesët e tjera të masakruara të trupit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!