Gjetja e 2 trupave në Itali/ Identifikohet njëri nga kufomat, është Shpëtim Pasho! Gjendet valixhja e katërt, me pjesët e tjera të masakruara të trupit

TIRANË- Hetimet për gjetjen e trupave të pajetë në 3 valixhe në Itali, kanë marrë një kthesë të rëndësishme. Report Tv mëson nga burime të sigurta se është identifikuar një prej kufomave. Ai është shqiptari Shpëtim Pasho, i zhdukur bashkë me gruan e tij që nga 2015. Nga krahasimi i parë që i është bërë gjurmëve të gishtërinjve të kufomës, kanë rezultuar se korrespondojnë me gjurmët e gishtërinjve të shqiptarit. Ndërkohë, nisur nga ky informacion i rëndësishëm, mendohet se pjesët e trupit të gruas që u gjendën në 3 valixhet e para në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano, i përkasin bashkëshortes së tij, Teuta. Shpëtim dhe Teuta Pasho, kishin shkuar në Itali për të parë djalin e tyre i cili gjendej në paraburgim në atë kohë, në burgun Sollicciano.

Referuar po të njëjtave burime, mësohet se është gjetur edhe valixhja e katërt, ku ishin vendosur edhe pjesët e tjera të trupave të masakruar. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj. Pjesa tjetër, gjymtyrët e poshtme të burrit, ishin fshehur në valixhen e katërt, e cila u gjet mesditën e kësaj të mërkure.

Trupat e çiftit të masakruar
Referuar mediave italiane, gruaja është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë, burri ka pasur një çarje në fyt. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe "të mbrojtura" nga një lloj paketimi. Një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar ndihmoi në hetimet për identifikimin e çiftit.

Kush ishte Shpëtimi dhe Teuta Pasho dhe si është historia e zhdukjes?
Çifti Shpëtim dhe Teuta Pasho kishin emigruar drejt Italisë që në fillim të viteve ’90. Në vitin 2001 ai merr me vete edhe bashkëshorten Teuta dhe fëmijët. Për shkak të krizës ekonomike, në vitin 2010 Shpëtimi dhe Teuta u rikthyen në shtëpinë e tyre në Vlorë. Ata shkonin çdo tre muaj në Itali për të bërë kontrolle shëndetësore meqënëse kishin probleme me diabetin dhe tensionin e lartë. Në datën 2 nëntor 2015 ata shkuan sërish në Itali për kontroll mjeksor dhe qëndruan tek shtëpia e të dashurës së djalit të tyre në Castelfiorentino të Firences. Mjekët u rekomanduan që të shtroheshin një javë në spital për të stabilizuar gjendjen e tyre shëndetësore. Në datën 1 nëntor 2015, Teuta ka folur me të motrën në telefon dhe sipas saj çdo gjë dukej në rregull me të dy. Një ditë më pas, më 2 nëntor ata nuk përgjigjeshin më në telefon dhe ishin larguar edhe nga shtëpia ku qëndronin. Fillimisht fëmijët mendonin se prindërit e tyre mund të ishin larguar drejt Shqipërisë, por nuk rezultoi një gjë e tillë. Thuhet se ata kanë patur debate me të dashurën e djalit të tyre, ndërkohë që ky i fundit nuk ka qenë gjatë atyre ditëve në shtëpi. Fëmijët e kanë denoncuar humbjen e prindërve në policinë italiane. 

Hetimet për vrasjen
Çifti është vrarë dhe më pas trupat e tyre janë hedhur pranë burgut Sollicciano. Kjo është një pikë e rëndësishme pasi në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë. 

Vajza denoncoi zhdukjen e çiftit në emisione televizive
Zhdukja e çiftit u denoncua së pari në emisionin investigativ, 'Qui La Visto' pasi vajza e tyre, Dorina. Kjo histori është trajtuar edhe në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
U gjetën të masakruar në Firenze/ Intervista e vajzës së çiftit në 'Pa Gjurme': Kishim konflikte, ditën e zhdukjes prindërit kishin marrë gjithçka nga shtëpia

Zhdukja e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në 2015, është denoncuar edhe në emisionin 'Pa gjurmë' në Report Tv, ndërsa hetimet vijonin në Itali. Në një intervistë dhënë për "Pa Gjurmë" më 7 shkurt 2020, vajza e çiftit, Dorina Pasho shprehet se prindërit e bënin shpesh rrugën Itali-Vlorë, dhe se zhdukja e tyre ishte e dyshimtë. Dorina Pasho shprehet se ishte interesuar pranë autoriteteve italiane, por ata nuk i jepnin informacion pasi çështja ishte ende nën hetim, ndërsa në Tiranë i thanë se Shpëtim dhe Teuta Pasho nuk kanë dalë nga Italia. Vajza e çiftit Pasho shprehet se ishte hera e parë që prindit ikën dhe për katër vite nuk u kthen më në Vlorë dhe se kërkonte të dinte në ishin gjallë apo jo.

Intervista e plotë

Të dy humbën brenda një dite dhe nuk është marr vesh asgjë. Nuk kemi asnjë të dhënë, policia italiane thotë se kanë ikur për probleme familjare. Dosja është nën hetim dhe nuk është mbyllur. Edhe në policinë e Vlorës kemi denoncuar dhe po merret Interpoli I Tiranës. Të dhënat që kanë janë problemet familjare. Ne kemi patur grindje si çdo familje. Konflikt atë ditë nuk kemi patur. Vëllai atë periudhe nuk ka qenë. Prindërit kishin një shtëpi me qera që ia kishte gjetur e dashura e vëllait, në Firence. Ajo shtëpi u kontrua por ata nuk kishin lënë gjëra personale. Policia tha se shtëpia ishte e pastër. Ata kur kanë ikur dhe kishin marrë çdo gjë më vete.

Pra janë larguar me vullnetin e tyre të plotë?

Kështu thonë, por për ne fëmijët është shumë e vështirë të mendojmë sepse kemi patur dëbate, zënka siç çdo familje, por asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, asnjëherë. Është hera e parë që prindi ikën dhe për katër vite nuk kthehen më. Sidomos për të parë djalin tim, me të cilin mami ishte shumë e lidhur. Ne kishim dokumenta të rregullta

Keni mundur dot të verifikoni a kanë dalë nga shteti Italian?

Këtu në Itali, nëse nuk janë mbyllur hetimet nuk të japin të dhënat, duhet të mbyllen të gjitha që të të japin informacion. Kurse në Shqipëri më kanë thënë se nuk kanë dalë nga shteti italian. Në bazë te letrave që kanë dyshohet se ndodhen në Itali edhe se shumë të dhëna, apo thashetheme që thonë se mund të jenë në Gjermani apo Francë, ne nuk kemi asnjë të dhënë. Çdo gjë e kemi kërkuar në bazë të ligjit, por nuk kemi marr asnjë të dhënë. Herën e fundit që kam kontaktuar, më kanë thënë se nuk kanë braktisur fëmijë minoren, që të na tregohet se ku janë. Kam kërkuar të di a janë gjallë apo jo, por këtë informacion nuk ma jep askush.

Vajza e çiftit Pasho, Dorina Pasho
Ora 15:34
U gjetën të masakruar në Firenze/ Mediat italiane, detaje rrëqethëse: Dashuria për të birin solli në Itali çiftin shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho

Ishte dashuria për të birin dhe dëshira për t’i qëndruar atij pranë, ajo që bëri çiftin Pasho të vinte në Itali, të merrte me qira një apartament afër burgut  të Sollicciano-s aty ku po mbahej edhe Taulanti, djali i tyre i vetëm atëherë 28 vjeç.

Shpëtimi dhe Teuta kishin jetuar në Castelfiorentino, në zonën Empolese-Valdelsa, dhe zhdukja e tyre në 2015 nuk kaloi pa u vënë re

"Nuk është e lehtë të jetosh këtu me këtë mbiemër", tregonte njëra nga vajzat e familjes, Dorina.

Pikërisht për shkak të jetës së trazuar të Taulantit, i cili u arrestua shumë herë për posedim të sasive të mëdha të drogës, pothuajse gjithmonë marihuanë. Një jetë që e kishte mërzitur jo rralë herë familjen.

Në qytet të gjithë e njihnin dhe dikush e mban mend atë në Castelfiorentino në verën e vitit 2014. Edhe tani, ai mund të  gjendet i burgosur në një burg jashtë vendit, ndoshta në Gjermani, ndoshta në Zvicër, por sipas disa deklaratave në qytet ende vazhdojnë të vijnë letra për të birin e çiftit Pasho.

Itali, ndërkohë në lajmet më të fundit në lidhje me Taulantin, tregohet se ai është arrestuar dhe dërguar përsëri në burgun Sollicciano pasi atij i është gjetur 6.5 kg drogë në apartamentin në Firenze ku ai jetonte. Bëhet fjalë për qershorin e vitit 2016 dhe prindërit tashmë ishin zhdukur për 9 muaj. Asnjë gjurmë e tyre, as në Toskanë dhe as në Shqipëri. Edhe në ato ditë të para të nëntorit 2015, Teuta dhe Shpëtimi ishin në Toskanë, aty ku arritën me një autobus nga Shqipëria, për të vizituar fëmijët e tyre.

 Herën e fundit që ata u panë ishin në Castelfiorentino, më 1 nëntor, në treg, me Dorinën.

Ditën e djeshme karabinierët, telefonuan pikërisht atë, vajzën e cila dha alarmin e para për zhdukjen e prindërve.

“ Po, babai im kishte një tatuazh spirancë në shpatullën e tij," u tha ajo detektivëve. Një tatuazh që mund të jetë i njëjti që gjendet në trupin e burrit të copëtuar.

"Unë bisedova me karabinierët dhe po pres përgjigje nga ata për të shkuar dhe për të bërë testin e ADN - tha Dorina mbrëmë - nuk mund të flas tani, më falni, derisa e vërteta të zbulohet nga policia. Ne kërkojmë qetësi sepse as nuk e dimë nëse janë ata apo jo ”, tha ajo për mediat vendase.

"Ne presim zhvillimin e hetimeve dhe më shumë elementë në lidhje me të gjithë ata që janë përfshirë dhe që mund të përfshihen, në këtë çështje", thotë kryetari i bashkisë së Castelfiorentino, Alessio Falorni.

Dorina i kishte kërkuar prindërit  e saj disa herë, së bashku me motrën e saj, edhe në emisione investigative si në emisionin Chi l’ha visto? të Rai3, por pa rezultat.

Të dy gratë ishin përpjekur t'i kërkonin në Firence, para se të paraqisnin një raport  për ta si persona të zhdukur në 8 nëntor 2015. Sidoqoftë, apartamenti që ata kishin marrë me qira ishte bosh, nuk kishte mbetur asgjë. Por të dy nuk mund të ishin larguar kështu, pa njoftuar askënd, pa u thënë vajzave se do të largoheshin dhe vetëm disa ditë pasi ata kishin mbërritur.

Dorina më pas, në një nga intervistat e dhëna ndër vite kujton një telefonatë të çuditshme nga nëna e saj, nga një numër që nuk ishte i saj, në të cilin e paralajmëroi se nuk donte t’i përgjigjej më askujt, sikur të kishte frikë. Ishte hera e fundit që Dorina dëgjoi zërin e Teutës, që atëherë ajo ska marrë më përgjigje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/12/2020 00:05

    Ngushellime femijeve dhe familjareve te tjere, keqardhje per fatin e tyre te keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari