Në lidhje me plagosjen e ndodhur dje në Roskovec, report Tv sjell deshmitë e familjarëve të 53 vjecares Liljana Hatellari , e cila një ditë më parë u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj Shefit Hatellari.
Ngjarja u regjistrua paraditën e së mërkurës në qytetin e Roskovecit ku 53 vjeçarja Hatellari u qellua 7 herë me thike ne pjesen e barkut , qafe dhe duar nga burri i saj Shefit Hatellari.
Liljana Hatellari vijon të qëndrojë në reanimacionin e spitalit rajonal të Fierit ndërsa gjëndja e saj shëndetësore tani më është stabilizuar.
Në lidhje me konfliktin e ndodhur mes Liljanës dhe bashkëshortit të saj ka fol vëllai 53 vjeçarës i cili është shprehur se ngjarja ka ndodhur pas një debati. Sipas tij debate të till ndodhin në çdo familje shqiptare.
Vëllai i Liljanës është shprehur për mediat lidhur me këtë rast të rëndë të dhunës në familje :
“Tani çdo familje ka debat, çfarë t’i bejmë, na ndodhi tashi kjo punë. Tani është jashtë rrezikut për jetën “.
Ndonse në gjëndje shëndetësore të përmirësuar vetë 53 vjeçarja nuk lejon askë të flas në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur mes saj dhe bashkëshortit.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO